Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim kryekuvendarin Veseli

13:48 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i ri Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Haradinaj e ka bërë këtë të ditur se me Veselin biseduan për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Theksuam rëndësinë e themelimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të të gjitha proceseve në të cilat ndodhet Kosova sot.

Posaçërisht biseduam për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional si një domosdoshmëri për të thelluar reformat në vend dhe për të krijuar mirëqeninen për qytetarët e vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme