Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit ka marrë vendim për krijimin e një ekipi për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm në Republikën e Kosovës. Ky vendim është marrë në shenjë falënderimi për të gjithë vullnetarët në Republikën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, tha kryeministri Haradinaj.
Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë.
Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin.
Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të:
– Përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit,
– Caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin,
– Caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare,
– Përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore,
– Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe do
– Vendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.
Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit, thuhet në njoftimin e Qeverisë..
Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore në koordinim të plotë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Administratës Publike dhe institucionet tjera përgjegjëse për këtë fushë do ta marrin këtë përgjegjësi për hartimin dhe finalizimin e këtij dokumenti./arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...