Google ADS

Kryeministri Haradinaj emëron Shef të Negociatave Avni Arifin

15:39 | 12 Janar 2018
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen që ka mbajtur sot ka emëruar Avni Arifin shef të negociatave në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info.

Avni Arifi aktualisht është edhe shef i stafit në qeverinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës të emërojmë shef të negociatave Avni Arifin. Avniu e ka pranuar duke e kuptuar një përgjegjësi të madhe. Kërkoj që emërimin e tij ta bëjë qeveria me anë të votës”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme