Google ADS

Kryeministri Haradinaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq

11:53 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka reaguar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit në rrethana të pasqaruara dhe motive të panjohura, është akt kriminal dhe i dënueshëm!

Shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime të politikës ditore, madje edhe për të bllokuar proceset që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit!

Kosova mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, si dhe e përcaktuar fuqishëm në rrugën e vet euro-atlantike.

Institucionet tona do të bëjnë krejt çka është në dorën e tyre që të zbardhet kjo vrasje, dhe në asnjë situatë nuk do ta pranojnë logjikën e kalkulimit të akteve kriminale për qëllime politike nga kushdoqoftë!”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme