Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar fuqishëm ndërhyrjen e institucioneve të Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Aktet e tilla, bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë, dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve,” thuhet në reagimin e kryeministrit Haradinaj.
Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës sipas tij, është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre.
“Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës,” thuhet në reagimin e tij.
Së fundi, zyrtarë të lartë shtetëror nga Serbia kanë qenë të pranishëm edhe në fushatën zgjedhore të Listës Serbe në veri të vendit duke dhënë mesazhe nacionaliste.
Kjo parti, që ka kandidatë për kryetar në komunat me shumicë serbe, që nga themelimi është derjtuar nga Beogradi zyrtarë.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, një ditë më parë në Leposaviq ka thënë se Serbia do të jetë garantuese e serbëve të Kosovës.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se çdoherë do ta mbështesë Listën Serbe në Kosovë, pasi nëpërmjet saj, Serbia shtrinë ndikimin.
Një ditë më parë, ai ka theksuar se ka presion të madh nga jashtë nëpërmjet disa ambasadave perëndimore që “të shkatërrohet” Lista Serbe dhe ndikimi serb në Kosovë, por tha se ata këtë e bëjnë me anë të disa serbëve së bashku me shqiptarët.
Edhe Ministri i Mbrojtjes Aleksander Vulin u bëri thirrje serbëve në Kosovë që sa më shumë të dalin në votime në zgjedhjet e ardhshme lokale./arbresh.info/
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...