Sot në Prishtinë mbahet ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë (Pristina 1st Pride), e cila këtë vit për herë të parë organizohet në Republikën e Kosovës. Motoja e Paradës do të jete “Në emër të dashurisë”.
Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë /Paradës së Krenarisë në Kosovë, do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, nga ora 18:00, dhe e njëjta do të hapet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky aktivitet do të organizohet në bashkëpunim dhe do të përkrahet edhe nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, shkruan lajmi.net.
Pra, në Kosovë për herë të parë organizohet Parada e komunitetit LGBTI.
Ndërkaq, të martën, më 10 tetor do të shënohet Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë e komunitetit LGBTI dhe përkrahësve, e cila do të nis në sheshin Skënderbeu dhe do të përfundojë në sheshin Zahir Pajaziti.
Pas tre marsheve, ky do të jetë viti i parë që mbahet Parada e Krenarisë e cila do të filloj në ora 11:30 në sheshin „Skënderbeu“ dhe do të përfundoi në sheshin „Zahir Pajaziti“. Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundoj me një koncert të shkurtë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...