Kryeministri Haradinaj: Akoma pranojmë trupa të pajetë nga Serbia, nuk e heqim taksën

14:24 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë koment në lidhje me qëndrimet e Bashkimit Evropian sa i përket kërkesave për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Ndërsa përmend se Kosova akoma merr trupa të pajetë edhe 20 vjet pas luftës, ndërsa Serbia nuk jep asnjë shpjegim se si përfunduan trupat e shqiptarëve në lumin Danub.
Haradinaj se nuk komenton edhe kushtet që Serbia po krijon sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, qëndrime të cilat sipas tij edhe nëse kanë kaluar tek BE, nuk i bëjnë përshtypje

Më tej ai ka arsyetuar faktin se Kosova është ulur në bisedime gjithnjë pa asnjë kusht ndonëse tash e sa kohë ende pranon trupa të pajetë, viktima të luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar se derisa nuk shfaqet njohja në tryezë, kjo taksë nuk do të hiqet.

”Për besë nuk kam ndonjë koment për qëndrime të Serbisë, nëse kthehen ato në qëndrime të BE-së prapë nuk kam ndonjë koment”.

”Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdar e kam marr disa trupa të pajetë”.

”Asnjë çërtefikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një çertifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje”.

”Dhe duke qenë kështu gjendja Kosova pa ta dhënë askush një letër me tthanë se kështu ka ndodhë, është ulur me ta në tavolinë. Bile të ishte bë ndonjë gjykatë, madje Kosova iu është bë një gjykatë pasi i ka përfundu tre ndërkombëtare”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme