Kryeministri Haradinaj: 28 nëntori ditë pushimi

16:19 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar që ka marrë vendim që festa kombëtare e flamurit, 28 nëntori të shpallet ditë pushimi.

Ky është statusi i tij i plotë  facebook:

“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.

Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme