Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë një ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës që një muaj është duke diskutuar për strehimin e afganëve në Kosovë.
Kurti i pyetur nga arbresh.info, lidhur me numrin e atyre që do të strehohen në Kosovë ka thënë se do të njoftohen gjatë ditëve në vazhdim.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme është duke diskutuar më një ekip nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës rreth strehimit të afganeve në Kosovë.
“Një ekip në krye më Ministrin e Punëve të Brendshëm tash e një muaj janë duke diskutuar për strehimin e refugjateve afgan. Për hollësi më shumë rreth numrit të tyre që do të strehon dhe të gjitha detajet e tjera se ku do të qëndrojnë do ti mësojmë ditëve në vazhdim”, ka thënë Kurti, gjatë vizitës në KEK të martën. /V.S/arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...