Google ADS

Kryeministri flet edhe për protestën e qytetarëve në ballkone

16:16 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me masat e fundit të ndërmarra nga qeveria që ai drejton.

Kurti në këtë konferencë ka folur edhe për protestat që po bëhen nga shtëpitë, raporton portali arbresh.info.

“Nuk i kemi ende dy muaj në detyrë unë besoj që ketë periudhë kemi vepruar shumë dhe mirë. Kosovën e kemi gjetur në një gjendje jo të mirë, dhe kur kësaj iu shtua pandemia, me siguri që të gjithë ne u alarmuam, por besoj që deri sot edhe vlerësimet që kemi marr si qeveri nga ndërkombëtarët e nga qytetarët nuk janë të pabazuara.  Qytetarët po protestojnë nga shtëpitë e tyre, dhe po e respektojnë  kërkesën e qeverisë, dhe po tregojnë që pavarësisht qëndrimit në shtëpi, vitaliteti I tyre si qytetar të republikës nuk rresht asnjëherë”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme