Google ADS

Kryeministri e ministri i shëndetësisë flasin për masat ndaj koronavirusit

16:02 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë mbajtur  konferencë për media.

Në këtë konferencë kryeministri Kurti tha se, ne kemi kaluar shumë kriza si popull por kjo është një krizë që nuk jemi përballuar më herët.

Kurti kërkoj që qytetarët ta përdorin internetin që të flasin me familjaret dhe të qëndrojnë në shtëpi, rri pastër, rri distancë, rri shtëpi, raporton portali arbresh.info.

“Konferencave në ambient të mbyllur i erdhi fundi, por edhe të hapurave. Ne kemi kaluar shume kriza si popull por kjo është një krizë është që nuk jemi përballuar më herët. Ne duhet ta frenojmë përhapjen e virusit dhe ta mbajmë në funksion të plot sistemin tonë shëndetësor. Siç kemi pare në Evropë përhapja e virusit po zgjerohet prandaj duhet ta frenojmë sa me shumë. Ne jemi vetëm në fazën e parë duhet te vetëdijesohemi te gjithë se kujdesi nuk ju takon vetëm punonjësve të shëndetësisë, por secili ka ne duhet të kujdeset për veten dhe për secilin. Ne kemi marr vendim qe të mbyllen te gjitha parqet, gjithashtu për të marr me vete pije të ngrohta. Pastrim, distancë, shtëpi. Rri pastër rri distancë rri shtëpi. Teknologjia informative digjitale na ka zbavitur po tani duhet të kthehet ne solidaritet. Në këtë kohë duhet ti mbrojmë pleqtë tanë, gjyshin e gjyshen, nënën e babain tonë. Në këtë kohë duhet të flasim me të afërmit përmes internetit dhe në këtë mënyrë ta kalojmë bashkërisht duhet qëndruar vetëm jemi bashkë në këtë situatë sepse virusi nuk përzgjedh njerëz”, tha ai.

Ndërsa ministri Arben Vitia u bëri përsëri thirrje qytetareve që të qëndrojnë në shtëpi pasi që është momentin i fundit që të kuptojmë se kjo situatë është mjaft serioze.

“Këtë konferencë e kemi thirrur për të kërkuar fuqishëm që të veprojmë me seriozitetin maksimal për te ndihmuar institucionet dhe veten tuaj dhe shtetin tonë. Dua gjithashtu të ju njoftoj se akoma nuk ka një bari qe është treguar i suksesshëm i kësaj sëmundje ne po mundohemi dhe do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë duke siguruar të gjitha masat. Është momentin i fundit që të kuptojmë se kjo situatë është mjaft serioze. Vendet që e kanë neglizhuar këtë sëmundje situata u ka dalë jashtë kontrollit, prandaj është momenti i fundit që të bëhemi bashkë dhe arma e vetme është kujdesi solidariteti dhe disiplina duke qëndruar në shteti”, tha ministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme