Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, u.d i ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i shëndetësisë Arben Vitia e ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu duhet të japin përgjigje para drejtësisë për menaxhimin në kohë pandemie.
Këto komente Thaçi i bëri në pyetjen rreth takimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka dhe mundësisë për të shkuar në zgjedhje, raporton portali arbresh.info.
“Do të diskutoj me partitë por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi që jemi në kohë pandemie. Mendoj se ka ardhur koha që Kurti, Sveçla, Vitia e Haxhiu të japin shpjegime para drejtësisë për punën që e kanë bërë në këtë kohë pandemi”, deklaroi ai.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ku u tha se kjo e fundit është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në takim është diskutuar për funksionimin e këtij institucioni dhe për ngritjen e bashkëpunimit në çështje të ndërlidhura me Qeverinë./arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali