Kryeministri bllokon komisionin, nuk kompensohen ish të burgosurit politikë

22:31 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Ramush Haradinaj kërkon anëtar të ri, Ministria e Drejtësisë sërish propozon Rrahim Ramën në krye të komisionit

Janë 2434 ish të burgosur politikë të cilët janë kompensuar deri më tani. E këto pagesa i kanë kushtuar shtetit mbi 43 milion e 600 mijë euro.

Por, fondi për kompensimin e kësaj kategori ende nuk është harxhuar.

Janë edhe mbi 10 milionë euro që ishin paraparë në buxhet për vitin 2018 për kompensim të ish të burgosurve politikë, që kanë mbetur ende pa kompensuar.

Por, nga tetori i vitit të kaluar askush nuk e ka marrë asnjë cent.

Kjo për shkak se komisionit përkatës i ka kaluar mandati. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se ai e ka përfunduar obligimin e tij.

I propozuar nga Ministria e Drejtësisë është Rrahim Rama, që për dy mandate ka udhëhequr këtë komision.

Por, atë dhe të tjerët që janë propozuar nga organet tjera po refuzon t’i qesë në mbledhje të qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj.

Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit, tregon edhe arsyen pse kryeministri ka kërkuar një gjë të tillë.

Por, këtë e mohon Rrahim Rama, që ndaj organit që kishte udhëhequr ai kishte ankesa.

Por, pavarësisht këtyre qëndrimeve problemi duket të jetë edhe më i thellë.

Në një raport të këtij organi që e ka siguruar T7, thuhet se kryeministri i kishte kërkuar komisionit që t’ia njihte statusin e të dënuarit politik një personi nga Prizreni, e që rezulton të jetë familjar i një anëtari të AAK-së nga ky qytet.

Madje në këtë dokument përshkruhet edhe një takim mes Komisionit e Kryeministrit.

Sipas këtij dokumenti, këtu edhe kishin filluar ftohja e marrëdhënieve me kryeministrit dhe komisionit.

Por, se kjo është arsyeja e mos vazhdimit të mandati e mohon këshilltari i Kryeministrit.

Ndërkohë, Rrahim Rama vazhdon të mbajë qëndrimin se personi i lart cekur nuk mund të marrë statusin e të dënuarit politik.

Kompensimi i ish të dënuarve politikë, si proces ka filluar në vitin 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme