Kryeministri: Bizneset e diaspores të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren

21:21 | 17 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e “Javës së Bizneseve të Diasporës”.

Haradinaj ka thënë se diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Diaspora jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës.

Në hapjen e “Javës së Bizneseve të Diasporës”, theksova potencialin e madh ekonomik, që krijon fuqizimi i lidhjes ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të mërgatës, si katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë. Me këtë rast, i ftova bizneset e diaspores sonë që të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren dhe u zotova se Qeveria do të jetë partnere e tyre, duke vazhduar të krijojë lehtësira për investitorët.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme