Ndërkohë që pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosove një tjetër debat është ndezur mes partive politike dhe njohësve të ligjeve e kushtetutës. Pyetja është: Kush duhet të zgjidhet i pari Kryeministri apo Presidenti?
Për këtë çështje, juristi Kushtrim Palushi u shpreh se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton radhën se cili duhet të zgjidhet i pari.
“Pavarësisht që Kushtetuta ka përcaktuar hierarkinë institucionale, ku në radhë të parë vihet Kuvendi, më pas Presidenti, edhe pas presidenti vihet qeveria, kjo kushtetutë nuk ka përcaktuar radhën se se cili prej këtyre organeve duhet të zgjidhet i pari”, u shpreh ai në Euronews Albania.
“Për zgjedhjen e presidentit kemi një afat që duhet të ndodhë para 5 majit, kjo nuk do të thotë që duhet të ndodhë e para. Nëse themi që nesër do të certifikohen zgjedhjet atëherë i mbetet Kuvendit të përcaktojë axhendën se cilën prej këtyre organeve Kushtetuese do të zgjedhë të parin”, u shpreh ai më tej.
Palushi sqaroi se këtë çështje për ta marrë në gjykim Gjykata Kushtetuese, duhet të zgjidhjet fillimisht qeveria ose presidenti.
“Duhet ose të zgjidhjet qeveria, ose të zgjidhet Presidenti në mënyrë që deputetët, përkatësisht 10, a më shumë, të kenë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, me pyetjen, nëse zgjedhja ka qenë në rregull”, u shpreh ai.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...