Kryeministri Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Sllovenisë, Bojan Bertoncelj

14:39 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj.

Jeta institucionale dhe qytetare në vend dhe zgjerimi i bashkëpunimit në çështjet që e ndikojnë, janë prioritete të Qeverisë, tha kryeministri Kurti.

“Shtetndërtimi demokratik i bazuar në respektimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të institucionalizuar. Investimet në ekonomi që përcjellin krijimin e vendeve të reja të punës, duhet të shkojnë bashkë me sistemin dual të arsimit”.

Në rrafshin e ekonomisë, dhe marrëdhënieve ndërshtetërore në rajon, ambasadori Bertoncelj u interesua të di më shumë rreth reciprocitetit dhe tarifës ndaj Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e re nuk është për tarifën si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitetin si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Për zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, vendimi merret pas rekomandimeve të grupeve punuese të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, dëgjimit të ekspertëve dhe prodhuesve vendorë, dhe, më e rëndësishmja, pasi të jetë dëgjuar opozita në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ambasadori slloven e përgëzoi Kryeministrin Kurti për qasjen e tij konstruktive dhe i uroi sukses në punën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme