Google ADS

Kryeministri Albin Kurti pritet në takim nga ministri i Forcave të Armatosura Britanike, diskutojnë për agresionin rus në Ukrainë

18:31 | 7 Qershor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Britanin e Madhe, është takuar me ministrin e Forcave të Armatosura Britanike James Heappeyn.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti me anë të një postimi në Twitter, shkruan arbresh.info.

I pari i Qeverisë ka shtuar se ka falënderuar Heappeyn për mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Në këtë takim, siç bëri të ditur Kurti është diskutuar edhe për agresionin rus në Ukrainë.

“Një takim i shkëlqyeshëm me ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey. Falënderova atë për mbështetjen e hershme të Britanisë ndaj Kosovës dhe për marrëdhëniet aktuale të shkëlqyera mes dy vendeve. Ne jemi bashkë kundër agresionit rus në Ukrainë, dhe ndajmë vlera të përbashkëta për paqe, liri, demokraci dhe siguri në regjion”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme