Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
Pas darkës tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor të shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në Bruksel, Kurti ka thënë se njohja e Kosovës nga vendet që s’e kanë njohur do ta çojë vendin drejt integrimit evropian.
“Konfirmuam interesin dhe gatishmërinë tonë për të bërë progres drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë diskutuam me miqtë dhe kolegët tanë këtu në Bruksel si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në vendet tona dhe nga ana tjetër të bindim pesë shtetet anëtare që nuk na njohin, ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti ka përsëritur edhe një herë nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se është i vetmi shtet në Evropë, rinia e së cilës është e izoluar.
“Republika e Kosovës është vend me rini të talentuar dhe e shohin BE-në si shans në fushën e studimit, punësimit dhe kthimit për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë pikë, kemi nevojë për liberalizim të vizave, jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Kemi ende këtë regjim të vizave ku për shumë të rinj është një pengesë e madhe për studim dhe për të bërë biznes. Mosha mesatare në Kosovë është 30-vjeç dhe me një rini kaq të talentuar është shumë humbje që të vazhdojmë ta kemi këtë mur të izolimit”, ka thënë Kurti, transmeton Koha.
Kryeministri ka shtuar se është i interesuar të ketë më shumë investime për të punësuar më shumë të rinj të cilët, siç ka thënë ai, gjithnjë e më shumë “po shtyten të migrojnë”.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist