Google ADS

“Kryeministër vepro”, Azemi ka disa kërkesa për Kurtin

Jusuf Azemi
15:22 | 27 Shtator 2022
A. B.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi i ka drejtuar një kërkesë kryeministrit, Albin Kurti.

Azemi përmes një shkrimi drejtuar kryeministrit ka kërkuar disa përgjigje lidhur me kërkesat e sektorit privat.

Në tri pikat ku Azemi ka kërkuar përgjigje nga Kurti janë ato për pagimin e stafit mbështetës, mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan në formularin për 100 euro që u ndanë për sektorin privat dhe dhënien e stimulimit për punëtorët.

Azemi së fundi ka bërë edhe një propozim që të ketë një pajtim mes qeverisë dhe SBAShK-ut duke gjetur mesin e shumës së kërkuar dhe asaj që qeveria iu ofroi. Pra sipas Azemit shuma që duhet dhënë është ajo prej 75 eurosh për mësimdhënësit dhe kështu t’i vihet fundi edhe grevës në arsim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme