Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e kësaj force.
Në mbledhjen e Komitetit drejtues kombëtar të LRI-së, Kryemadhi tha se në fund të majit do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe porositi të rinjtë të bëhen gati.
Duke folur për protestën, ajo tha se nuk është politike dhe se njerëzit dalin për hallet e tyre.
‘Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për Monikën.
Njerëzit në shesh kanë dalë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e shumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore.
Pakënaqësia nuk ishte as opozitare as nga një grusht njerëzish por e qindra e mijëra studentëve që i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës por të gjithë atyre njerëzve që nuk janë dakord me reformat e qeverisë e diktaturën e realitetin e hidhur e më poshtërues që kanë kaluar shqiptarët që nga 1990″, tha Kryemadhi.
Ajo tha më tej se ne nuk do të ndalemi.
‘Ju si strukturë rinore do të vazhdoni angazhimin tuaj me gjimnazet, me universitetet. Angazhimi i të gjithë strukturave të LRI për komisionerët që do të jenë pjesë e procesit.
Të jeni të bindur se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme’, u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...