Google ADS

Kryeinspektori Ibrahimi: Çdo vend punishte do të mbyllet nëse nuk ka skelet siç është kërkuar me ligj

14:36 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës ka pritur në takim Shoqatën e Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe Prodhueseve te Materialeve Ndërtimorë me Kryeinspektorin e punës, Basri Ibrahimi.

Në këtë takim është diskutuar për numrin e aksidenteve tragjike në sektorin e ndërtimit.

Inspektori i Punës, Basri Ibrahimi ka thënë se IPK po bënë punën në kuadër të normave që ka.

“Mbyllja e Punishteve ka ardhur deri tek kjo është duke e pasur parasysh që kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë tek kompanitë ndërtimore si dhe fusha tjera, lënë shumë për të dëshiruar. Por, ndërtimtaria si fushë më e ndjeshme, duke e pasur parasysh që këtë vit i kemi pasur 10 raste të vdekjeve, ku 7 prej tyre rënie nga lartësia, kemi bërë iniciativa për ta përmirësuar gjendjen por nuk po përmirësohet. Ne kemi dalë në teren për të shikuar gjendjen dhe nuk ka qenë aspak në nivelin e duhur dhe kemi marrë masa ligjore. Derisa ne kemi kërkuar rrethoja kur kemi parë që ato rrethoja era i ka rrëzuar. Do të thotë ata kanë marrë masa vetëm që për t’iu treguar inspektorëve që i kemi kryer ato masa sepse inspektorët se kanë kohën e luksin për të hipur në kate për t’i parë që ato s’janë masa të duhura. Ju keni marrë masa prej dërrasave vetëm sa për të thënë që i kemi vu, dhe vetëm për ta parë këtë inspektorët, por jo të duhurat”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka shtuar se kanë kërkuar që të vihen skelet sepse është e vetmja mundësi të mbrohet jeta e punëtorit.

“Këtu e kam një fotografi që janë rrëzuar mbrojtëset. Ne në këtë rast shqiptojmë gjoba por asnjë gjobë nuk është shqiptuar. Së pari u kemi tërhequr vëmendjen por prapë ju nuk po i zbatoni. Ne kemi kërkuar edhe pajisjet mbrojtëse por nuk e keni respektuar. Nuk do të ketë tolerancë për askënd, në të gjithë Kosovën janë inspektorët ku janë 42 dhe do të shkojnë në çdo vend punishte. Këtë po e bëjmë vetëm për ta mbrojtur jetën e njeriu, asnjë qëllim tjetër nuk ka”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme