Kryeinspektori i Inspektoratit të punës, Basri Ibrahimi ka raportuar para Komisionit në Kuvend, për vdekjet në vendin e punës.
Ai ka përmendur rastet e vdekjeve të punëtorëve duke ua hedhur fajin në shumë raste vetë punëtorëve.
“Ka numër të vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës. 4 tyre në shtëpi private, 2 punëdhënës jo punëtor por punëdhënës kanë vdekur, 7 në industri dhe të tjerë në sektorë tjera. Është edhe kujdes jo i mjaftueshëm i punëtorëve në vendin e punës, sepse disa që kanë vdekur nga rryma sipas ekspertëve duhet të ndërprehet energjia e gjitha, por ne i caktojmë si vdekje në vendin e punës dhe në fund fajtori mbetet punëdhënësi sepse ai duhet ta detyroj punëtorin t’i respektoj rregullat. Pastaj vjen çështja e trajnimeve dhe e informimeve për vendin e punës”, ka thënë ai raporton Arbresh.info.
Sipas tij janë bërë 797 inspektime për periudhën mars e deri më tani.
“Sipas prioriteteve ndërtimtarinë e kemi shikuar qysh nga marsi dhe janë ndarë grupe të veçanta që janë marr me inspektime. Janë bërë 797 inspektime në vendet e punës por gjendja nuk është ashtu siç duhet me qenë, mirëpo prapë ka ndryshim të madh edhe në qasjen e punëdhënësit edhe tek punëtori, por nuk është e kënaqshme.”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/331550704269254/
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...