Google ADS

Kryeinspektori Basri Ibrahimi flet për telashet e punëtorëve gjatë vitit 2018

13:06 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Edhe viti 2018 u përcoll me telashe dhe probleme të shumta sa i përket sigurisë në punë dhe trajtimit të punëtorit në Kosovë.

Vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur 20 punëtorë në vendin e punës, shifër kjo alarmante që tregon sigurinë e ulët të punëtorëve në punë.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Bastri Ibrahimi në një intervistë për fundvit ka treguar për arbresh.info se ku qëndrojnë probleme kryesore sa i përket sigurisë së punëtorit, ankesat e pranuara, gjobat që ka shqiptuar, arsyet e numrit të madh të rasteve me fatalitet gjatë orarit të punës e shumëçka tjetër.

Gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të numrit të punëtorëve që punojnë pa kontrata krahasuar me vitin 2017. Këtë vit janë regjistruar 700 punëtorë pa kontrata të punës duke krahasuar me vitin e kaluar që ishin 1200 punëtorë.

Gjatë këtij viti janë shqiptuar 251 gjoba për të gjithë sektorët dhe janë pranuar 1438 ankesa në Inspektoratin e Punës.

Për detaje të tjera ndiqeni intervistën më poshtë:

 Çfarë ka bërë Inspektorati i Punës gjatë vitit 2018-të, cilat kanë qenë problemet që është ballafaquar gjatë këtij viti?

Inspektorati i punës është ballafaquar me shumë probleme. Mungesa e numrit të Inspektorëve ka shkaktuar telashe të mëdha por edhe mungesa e çështjeve të tjetra që ndihmojnë ose pengojnë punën. Në 11 mujorin e vitit 2018 i kemi bërë 9 mijë inspektime me ç’rast ne kemi hasur 700 punëtorë pa kontrata punës dhe janë legalizuar. Këtë vit është dy herë më pak. Numri i punëtorëve pa kontrata të punës po zvogëlohet. Vitin e kaluar kemi hasur 1200 punëtorë pa kontrata punës ndërsa këtë vit vetëm 700.

Sa ankesa janë raportuar tek ju gjatë këtij viti dhe sa inspektime keni kryer?

Numri i ankesave është dyfishuar. Ne këtë vit i kemi pasur 1438 ankesa  në krahasim me vitin e kaluar ku i kemi pas 727 ankesa d.m.th është dyfishuar numri i ankesave. Kjo tregon që ka probleme sepse ne nëse i kemi has 700 punëtor pa kontrata puna, por këto ankesa do të thotë që punëtori po vetëdijesohet dhe është shtuar besueshmëria në Inspektoratin e Punës. Janë rreth 9000 inspektime që janë kryer këtë vit.

Sa gjoba ka shqiptuar dhe sa inspektorë ka gjithsej në Inspektoratin e Punës?

Numri i gjobave do të shtohet vitin e ardhshëm por edhe çmimi i tyre. Me vite me radhë jemi munduar që në forma të ndryshme të vijmë deri në një rezultat më pozitiv. Mirëpo rezultati nuk ka qenë ai që ne e kemi pritë prandaj këtë vit i kemi ashpërsuar gjobat. Ne besojmë që do të rritet numri i inspektorëve me edhe 20 të tjerë. Aktualisht kemi 40 inspektorë në të gjithë Kosovën. Brenda këtyre muajve janë shqiptuar 251 gjoba.

Mbetet shqetësues sektori i ndërtimit ku kemi pas shumë raste me fatalitet dhe lëndime, çfarë ka bërë Inspektorati i Punës në këtë drejtim?

Puna e inspektori të punës në çështjen e sigurisë nuk është reflektuar mjaftueshëm. Janë rreth 9000 inspektime të kryera gjatë këtij viti por nuk është reflektuar mjaftueshëm. Ne fatkeqësisht kemi 20 të vdekur nga kushtet e punës. Dy janë vdekje natyrore. Numri i punëtorëve pa kontrata në këtë sektor është më i lartë se në sektorët tjera. Më shumë se njëmijë inspektime i kemi bërë vetëm në ndërtimtari, por kjo nuk ka mjaftuar. Vetëm në Prishtinë janë pezulluar 112 vend punishte që nuk i kanë përmbushur kriteret. Gjoba nuk kemi shqiptuar, por qëllimi ynë është të vetëdijesohet punëdhënësi dhe të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtjen e punëtorit.

Si qëndrojnë sektorët e tjera, si janë me pagat me pushimet, oraret e tejzgjatura , si qëndrojnë me këto?

Gjithsesi qe ka edhe në sektorët e tjerë. Posaçërisht janë maketet e vogla që kanë ende probleme. Maketet e mëdha e kanë gjendjen e mirë. Mund të ketë orare të zgjatura sidomos kohëve të festave. Ne kemi qenë në terrene dhe punëtorët nuk e kontaktojnë që po punojnë me orar të zgjatur. Ne jemi të vetëdijshëm që punëtorët nuk e kanë guximin që të deklarohen.

Si i komentoni oraret e zgjatura të punëtorëve nëpër markete gjatë festave?

Këto ditët e fundit të festave kanë me qenë oraret me te zgjata por besojmë që ato do të kompensohen. Sepse këto janë ditë që presin një qarkullim më të madh. Besoj që edhe punëtorët i kuptojnë kërkesat e punëdhënësit. I lus të gjithë punëtorët që gjatë këtyre ditëve nëse kanë punuar jashtë orarit të punës e nëse nuk iu janë kompensuar me pagë që tu drejtohen inspektoratit të punës. Unë ju garantoj të gjithëve shumë seriozisht që këto do të kompensohen dhe të vihet njëherë ë përgjithmonë rregull që ajo që punohet të paguhet. Ne nuk mund t’i garantojnë ruajtjen e vendit të punës. Nuk dua me qenë demagog me i thënë eja ankohu se do ta ruajmë vendin e punët ketë e ka vetëm gjykata. Por çka unë mund të ju garantoj është identiteti që nuk do të zbulohet para punëdhënësit. Unë i garantoj që nuk do të zbulohet identiteti dhe nuk ka ndodhur ende një gjë e tillë. Nuk duhet të frikësohen duhet ta marrin vetë guximin dhe të flasin./MiraAvdimetaj/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme