Kryeimami i Mitrovicës, Asllan Murati ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili premtoi donacion për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris e cila dy ditë më parë u shkatërrua nga flakët.
Murati përmes një postimi në Facebook iu është drejtuar kryeministrit në emër të qytetarëve të Mitrovicës duke thënë se e kundërshtojnë ashpër propozimin per ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame.
“O Kryeministër, edhe Xhamia e Ibrit u dogj!
Si qytetarë të Mitrovicës e kundërshtojmë ashpër propozimin per ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kryeministri Ramush Haradinaj, duke shprehur keqardhje për djegien e katedrales, para ambasadorit të Francës, Didier Chabert, ka thënë se edhe Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e saj.
Ai nuk ka konfirmuar vlerën e mjeteve që janë propozuar në këtë rast.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...