Kryediplomatja suedeze: Prishtina dhe Beogradi të përparojnë në normalizimin e marrëdhënieve

14:17 | 8 Korrik 2021
V. S.

Kryesuesja e OSBE-së, njëkohësisht Ministre e Jashtme në Suedi, Ann Linde, është takuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Në një postim në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.

“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Linde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme