Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur në takim homologen e saj nga Japonia, ministren e Punëve të Jashtme, Yoko Kamikawa.
Kjo e fundit ka ardhur në Kosovë në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ajo përmes një mesazhi para se të vijë në Kosovë, Kamikaw është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si ministre e Jashtme e Japonisë për herë të parë në këtë vit historik që shënon 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.
Kryediplomatja japoneze do të ketë takime edhe me kryeministrin Albin Kurti. Gjithashtu do të ketë një takim kortezie me ish-presidenten Atifete Jahjaga.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...