Ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të qendroj sot Kosovë.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se në takime do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Kryediplomati turk, Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, ku do të takohet me komunitetin turk.
Ai do të vizitojë edhe KFOR-in, komandën e të cilit mision e mban Turqia që nga tetori.
Vizita e Fidan vjen edhe dy ditë pas arrestimit të kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, si i dyshuar për lidhje me Mossadin.
Një ditë më parë në Shkup, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se dhuna, konflikti dhe lufta as që duhet të kalojnë në mendje, kur flasim për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.
Këto komente, Fidan i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Shkup.
Duke njoftuar se me homologun e tij Mucunski në takimin kanë biseduar edhe për çështje rajonale, Fidan ka theksuar se Ballkani është rajon me rëndësi gjeostrategjike.
Fidan ka theksuar se Ballkani është një rajon që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.
Ai ka deklaruar se vendosja e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin është prioriteti kryesor i Turqisë sot.
Ministri turk tha se si Turqi, ata mbajnë një qëndrim aktiv për zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë përmes paqes dhe dialogut, duke shtuar se mbështesin edhe përpjekjet ndërkombëtare, por edhe janë gjithnjë në kërkim të asaj që mund të bëjnë si Turqi.
Fidan po ashtu shprehu mbështetje “deri në fund” për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se përpiqen të kontribuojnë me aq sa munden.
Duke vënë në dukje se Ballkani e ka përjetuar këtë me shumë dhimbje në vitet e fundit dhe se duhet nxjerrë mësime nga këto probleme, Fidan ka deklaruar se “fokusi nuk duhet të jetë në përfitimet vetjake të vogla, por te prosperiteti i madh, zhvillimi dhe interesat e mëdha që do të vijnë në rajon përmes paqes, dialogut dhe zhvillimit”.
“Unë besoj se njerëzit e rajonit do të kenë mundësinë të ruajnë identitetin e tyre, të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial si shtet dhe të jetojnë në paqe. Por, ne duhet të mendojmë për këtë: A do të jemi në gjendje të arrijmë pjekurinë? Të duam të njëjtën gjë për të tjerët siç duam për veten tonë? Kur ta arrijmë këtë, besoj se në rajon do të vijë paqja”, ka theksuar ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Ndër të tjera, ai tha se “problemet politike me të cilat përballemi në Ballkan janë një sërë problemesh që burojnë nga historia. Ne kemi vetëm një rrugë: të bëjmë më të mirën tonë për t’i zgjidhur këto probleme përmes paqes dhe dialogut”./rtk
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit