Kryediplomati kroat fillon vizitën zyrtare në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin e Gërvallen

07:36 | 9 Maj 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi pritet të filloj nga ora 08:30.

Pas takimit është paralajmëruar një konferencë për medie.

Kështu kanë bërë të ditur nga MPJD përmes një komunikate për media.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Ndryshe, Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme