Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi se nuk është e drejtë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të jetë një parakusht që Serbia të bashkohet me BE-në ose të përshpejtojë integrimin e saj.
“Nuk është e drejtë që ajo të jetë një parakusht dhe ne nuk duhet të jemi të tillë,” i tha Sijarto TV Prva.
Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr parasysh mendimin e hungarezëve, raportojnë mediat serbe.
“Qasja dhe pikëpamja e Vuçiq për të ardhmen janë një themel i rëndësishëm në bashkëpunimin e mirë që kemi”, tha Sijarto. /Express/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç