Kryediplomati hungarez, Péter Szijjártó ka thënë në Prishtinë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë karshi Kosovës sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.
Ai pas konferencës së përbashkët me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli ka theksuar se vendi i tij është përkrahës i procesit të heqjes së vizave për kosovarët.
Shefi i diplomacisë hungareze njëherit i bëri thirrje BE-së që të mos e lë Kosovës peng të pritjes sa i përket vizave.
“Hungaria është përkrahëse e palëkundur për vizat, dhe do të votojë për”, shtoi ai.
Szijjártó foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
” Dua të flas edhe për një çështje tjetër, atë të dialogut me Serbinë. Ne jemi përkrahës të plotë për ju që ju të jeni të suksesshëm në çështjen e dialogut me Serbinë. Ne ndodhemi në afri të Ballkanit perëndimor dhe e kuptojmë çka do të thotë të ketë paqe dhe stabilitet. Shpresojmë që do të jeni të suksesshëm në ketë çështje”, tha ai.
Në këtë konferencë ministri hungarez tha poashtu se Ballkani ka rol të madh edhe në parandalimin e emigrantëve ilegalë.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli potencoi se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Hungarisë çdo herë ka qenë në rritje.
Sipas tij, kanë pasur një sërë marrëveshjesh në mes të të dyja shteteve si ajo për bashkëpunim doganor, transport udhëtarësh e mallrash dhe ujdi të tjera.
Ai bëri thirrje hungarëzve për investime në Kosovë.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë