Kryediplomati grek dhe Lajçak flasin për uljen e tensioneve në veri

12:12 | 19 Dhjetor 2022
L G

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor, më parë pata një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, më të cilën fola mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar kryediplomati grek në Twitter, raporton RTKlive.

Ndryshe Kryediplomati grek muaj më parë ka vizituar Kosovën, ku është takuar me liderët e Kosovës.

Të ngjashme