Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Herzegovinës, Igor Crnadak, është i bindur se Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Këshilli i Ministrave të Bosnjës, siç shton ai, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tyre rreth Kosovës.
“Edhe pse ekziston një vendim i Bosnjës dhe Hercegovinës së vitit 2009, i cili u miratua unanimisht, për shkak të atmosferës së përgjithshme në publik, qëndrimi që i Këshillit të Ministrave të BiH është i qartë dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht nga ajo që u tha dje në Berlin”, deklaroi Çrnadak.
Çrnadak deklaroi se e mirëpret Samitin e Berlinit dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Zeri.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...