Google ADS

Kryediplomati austriak para vizitës në Kosovë, ndalet në Serbi, ja çfarë i tha Selakoviqit

15:35 | 13 Qershor 2022
arbresh.info

Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, po qëndron në Serbi.

Ai ka takuar homologun e tij serb, Nikols Selakoviq, në Beograd.

“Përsëris se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një pjesë thelbësore e familjes evropiane. Sa i përket agresionit të #Rusisë në #Ukrainë: Ekuidistenca është e pamundur kur ligji ndërkombëtar është nën sulm”, shkruan Schallenberg në Tëitter.

Nesër ai do të vijë në Kosovë dhe do të pritet nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./arbresh.info/

Kryediplomati austriak nesër vjen në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme