Në veriun e Kosovës, dy qytetarë kishin dalë në magjistrale për t’i ndërruar shenjat e komunikacionit, pas pasur kompani të regjistruar në Kosovë dhe pa e njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshak të Leposaviqit në magjistralen që të çon drejt pikëkalimit të Jarinjës.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së”, njofton policia.
Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Sipas policisë, rasti ndodhet në proces hetimor.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...