Google ADS

KRU “Prishtina”: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

12:42 | 29 Nëntor 2023
E.G

Kompania Rajonale “Ujësjellësi” ka njoftuar se uji në Fushë Kosovë konsumatorëve do t’ju ofrohet përmes autoboteve, kjo pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas njoftimit, njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kaloj te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë Kosovë, shkruan Arbresh.info.

Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës, bën të ditur kompania.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve. Sot, njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё ora 13:00, pastaj do tё kaloj te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë Kosovë.”, thuhet në njoftimin e KRU-së./Arbresh.info/

Të ngjashme