Google ADS

KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve pas rritjes së manganit në Badoc

13:01 | 5 Tetor 2024
E.K

Pas rritjes së manganit në Liqenin e Badocit, është apeluar që uji të mos pihet, por të përdoret vetëm për pastrim.

Prandaj, uji i pijshëm ka filluar të shpërndahet përmes autoboteve në Prishtinë.

Uji është shpërndarë në rrugën “Muharrem Fejza” (pikë 1 dhe 2), në Graçanicë te xhamia në rrugën “Romska”, në rrugën “Shaqir Igrishta” në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën “Ndue Përleshi” në Hajvali, dhe në rrugën “C” (pikë 1).

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka shpërndarë fotografi në Facebook, ku duket se qytetarët po marrin ujë nga autobote./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme