Google ADS

KRU Prishtina shkyç nga ujësjellësi borxhlinjtë, kursen rastet sociale

16:06 | 19 Korrik 2023
K.B

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot një aksion për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinjtë të kësaj kompanie.

Nën asistencën e Policës së Kosovës, Inspektoratit si dhe nën përcjelljen e mediave, kjo kompani ka nisur shkyçjen e disa nga borxhlinjve më të mëdhenj të ujit, raporton Arbresh.info.

Aksioni i parë nisi në lagjen ‘Tophane’ në kryeqytet.

Rasti i parë rastisi të jetë një familje me asistencë sociale.

Zëdhënësja së KRU “Prishtina”, Arjeta Mjekut, thotë se raste të tilla kursehen nga ekipi i tyre, ku fillimisht u lihet një vërejtje. Ajo thotë se për këto raste do konsultohen me Qeverinë e Kosovës, nëse këto raste do të lirohen nga pagesa e ujit, siç ndodhe edhe me rastet e rrymës e raste të tjera.

Pas këtij rasti, ekipi i ujësjellësit vazhdon tek borxhlinjtë tjerë.

Idriz Cervadiku, banor në lagjen Tophane, i ka borxh KRU “Prishtina” rreth 5000 euro.

Zyrtarët e KRU “Prishtina” pretendojnë se në shtëpinë e Cervadikut ka pasur një rrjedhje të brendshme të ujit, i cili ka sjell deri tek kjo shifër e lartë e borxhit.

Ai, pohon se do ta paguaj vetëm çmimin e ujit që pretendon që e ka harxhuar, por jo edhe ujin që thotë se është harxhuar si pasojë e kësaj rrjedhje.

Gjithashtu, pronari i kësaj shtëpie, thotë se ka bërë edhe ankesë, mirëpo ajo i është refuzuar.

Pavarësisht mospajtimeve nga ana e të dy palëve, si dhe arsyetimeve të pronarit, punëtorët e “KRU Prishtina” bënë shkyçjen e uji nga shtëpia e Cervadikut.

Rasti i radhës ishte në një galeri të po kësaj lagje.

Kjo galeri ka rreth 1 mijë euro borxh ndaj kompanisë së ujësjellësit.

Edhe ky biznes i familjes së Dior Gerdovcit, nuk i shpëtoi shkyçjes nga ujësjellësi.

Gjatë këtij aksioni nuk mungojë as zbulimi i konsumatorëve të kyçur ilegalisht.

Kjo u zbulua nga punëtorët teknik të KRU “Prishtina” të cilët gjetën një puset ku është i kyçur uji të mbuluara me kocka të trotuarit e cila nuk vërehet fare që është puset.

Pronarit të “Hitech system” përveç që u shkyç nga uji, u dënua edhe për rastin e mësipërm.

Në rastin e pestë po në lagjen Tophane, u bë shkyçja e radhës për shkak të borxhit, pa krijuar ndonjë problem.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tregon se qytetarët e rastit duke e parë aksionin, kërkuan nga ekipi i ujësjellësit të mos u shkojë në shtëpinë e tyre, duke i premtuar se do ta paguajnë të tërë borxhin në total.

Mjeku, tregon se nëse në momentin kur ekipi i ujësjellësit shkon për shkyçje, borxhlinjtë janë të gatshëm ta paguajnë 50 për qind të borxhit, nuk shkyçen nga rrjeti, si dhe u mundësohet që 50 përqindëshi tjetër të ri-programohet nga 12 deri në 36 muaj.

Aksionet e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme./Arbresh.info/Ejona Hyseni/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme