Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, të mërkurën ka bërë nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike).
Vlera e totale e këtij granti do të jetë afër 62 milionë euro, ku 42.3 milionë euro do të jenë grant nga Qeveria gjermane, ndërsa 20 milionë euro do të jetë granti i Bashkimit Evropian që implementohet në kuadër të IPA 2022.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçar, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna: Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.
“Në cilësinë e kryeshefit e bëmë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për shërbime të implementimit projektit për shërbime konsulente lidhur me projektin e trajtimit të ujërave të zeza. Periudha e implementimit të projektit do të jetë pesëvjeçar kurse në këtë projekt pritet të bëhet zgjidhja për katër komuna Prishtinë, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin. Është hapi i parë që fillon implementimi, pra me anë të shërbimeve konsulence dhe besoj që bashkë me konsulencën gjermane, Qeverinë e Kosovës bordin e drejtorëve po edhe të KW që ta realizojmë suksesshëm këtë projekt”, u shpreh Fetahu.
E zëvendësministri i Ekonomisë, Getuar Mjeku, tha se vlera prej 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit të kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura.
“Po flasim për një grup projekte i cili do të i realizojë KRU ‘Prishtina’ si më e rëndësishmja prej kompanive në Kosovë si më e madhja dhe do të arrin vlerën 200 milionë eurove për pjesën e rrjetit të kanalizimit kolektorit dhe impiantit për trajtim të ujërave të ndotura dhe mund të jemi Kryeqyteti i fundit që realizojmë një impiant dhe ta bëjmë mënyrën më të mirë të mundshme sepse synimi është me i shërby qytetarëve edhe me mbrojt mjedisin ku jetojmë pra është një projekt shumë i rëndësishëm”, u shpreh Mjeku./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...