Google ADS

KRU ‘Prishtina’ paralajmëron me shkyqje konsumatorët që nuk janë të pajisur me ujëmatës

13:39 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar që të gjithë ata konsumatorë individual që nuk janë pajisur me ujëmatës do të shkyqen nga shërbimet.

Kompania thotë se se do të ketë masa shtesë për të gjithëa ata që nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Sipas njoftimit të datës 01 gusht 2019 të publikuar në web faqe dhe në media elektronike dhe të shkruara, i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata (instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në ketë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën qe ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftimi.

Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se nga data e sotme të gjithë ata klientë që nuk pajisen me ujëmatës nuk do t’i marrin shërbimet e kompanisë.

“Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim. Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU ‘Prishtina’, nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual)”, vijon njoftimi.

Në fund, kompania thotë se, “e tërë kjo, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës 20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme