Google ADS

KRU “Prishtina”: Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm

14:45 | 12 Dhjetor 2024
E.G

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

KRU “Prishtina” thotë se “jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht”, shkruan Arbresh.info.

“Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se duhet paguar sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm./Arbresh.info/

Të ngjashme