Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka probleme me ujë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, kjo po ndodh për shkak të një problemi me një transformator energjetik në Impiantin e Trajtimit të ujit në Badoc, në të cilin janë duke intervenuar nga dje, shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të një problemi me një transformator energjetik dje në mbrëmje e që ka zgjatë deri sot në mëngjes në Impiantin e Trajtimit të ujit në Badoc, ka probleme me ujë në disa zona, me çrast ne kemi sanuar pjesërisht por tash trajtojmë 415l/s dhe po bëjmë përpjekje pas evitimit të defektit të shkojmë me mbi 500l/s.”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Prishtina” ka theksuar se pasi të rrisim kapacitetin trajtues, sot në orët e vona do të ketë stabilizim të situatës.
“Zonat që kanë mungesë uji: Çagllavica,lagjja Marigona 2, lagjja Qëndresa dhe zonat përreth.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...