Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” fton të gjithë borxhlinjtë të bëjnë pagesën e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit.
Sipas kompanisë, çdo pagesë e bërë do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.
“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara, si prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje. Thirrja për pagesë, vlen për konsumatorët e tetë komunave, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Drenas, Graçanicë dhe Podujevë. Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse”, thuhet në apelin e kompanisë.
Përveç pikave të arkëtimit të KRU “Prishtina”, pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë