Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin gjësende të ngurta në rrjetin e kanalizimit.
Kjo kompani përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, thotë se “rrjeti i kanalizimit nuk është shportë as deponi mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave”.
Reagimi i plotë:
“Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar!
Të hedhësh gjësende të ngurta në po të nëejtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht! Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpitë tona dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?!
Jo, aspak!
Rrjeti i kanalizimit nuk është shportë as deponi mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.
Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit!
Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogēshti, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen.
Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastërt që, të kemi jetë të shëndoshë!”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?