Google ADS

KRU “Mitrovica” thotë se uji vazhdon të mbetet ende i papijshëm

19:18 | 3 Dhjetor 2024
E.G

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për prodhimin e ujit janë duke operuar me kapacitet të plotë.

“Ju njoftojmë se Impiantet në Shipol dhe Balinc janë duke operuar me kapacitete të plota dhe trajtimi është duke u zhvilluar në kushte normale të punës”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi sërish ka rikujtuar konsumatorët që uji mbetet i papijshëm dhe se të përdoret vetëm për higjienë.

Sipas njoftimit, kjo situatë do të zgjasë deri në raportim final nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK).

“Deri në raportin final nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKShPK), uji mbetet i papijëshëm dhe mund të përdoret vetëm për higjenë”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme