Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU ‘’Prishtina’’ kohëve të fundit po zhvillon aksione të shumta ndaj konsumatorëve të cilët janë kyçur ilegalisht.
Kjo kompani vazhdimisht përmes mjeteve të informimit ka paralajmëruar dhe ka bërë thirrje që të gjithë ata konsumatorë të cilët kanë borxhe, apo shfrytëzojnë kyçje ilegale, do të shkyçen nga rrjeti, raporton Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme ekipi i portalit “Arbresh.info” ka përcjell nga afër aksionin e Kompanisë KRU “Prishtina”, të cilët me ndihmën e Policisë së Kosovë kanë bërë shkyçjen e disa konsumatorëve në kryeqytet, të cilët ishin kyçur ilegalisht në ujësjellës.
Ekipi i kompanisë i shoqëruar me policinë nisen në destinacionin e parë.
Në momentin që arrijnë aty, ekipi i KRU-së lajmëron pronarin e shtëpisë, apo biznesit.
Ky rast është identifikuar në një lokal në Prishtinë, në të cilët është rikyçur ilegalisht disa herë.
Kurse rasti i dytë dhe i tretë që nga ndërtimi i objektit e gjerë më tani nuk ka pasur aplikim dhe nuk kanë kërkuar regjistrin për tu regjistruar si konsumatorë të rregullt në KRU.
Menaxheri për kontrollet e shkyçjeve, Gazmir Behluli për “Arbresh.info” thotë se asnjë objekt nuk shkyçet pa paralajmërim.
Ai, tregon se pas dhënies së paralajmërimit, presin disa ditë që konsumatorët të kundërpërgjigjen dhe në momentin që nuk ka asnjë reagim, ekipet e ujësjellësit dalin në vendin e ngjarjes dhe fillojnë më shkyçje.
“Ne e kemi përfunduar shkyçjen sipas planifikimit deri në momentin që kompania aplikon për legalizimi dhe për të vazhduar me procedura të tjera. Masa ndëshkuese janë fillimisht i shqiptohet një tarifë simbolike pastaj procedohet në gjykata sipas ligjeve që janë në fuqi. Ka pasur shumë reflektim të madh pas aksioneve të mëparshme sidomos mbi tetë kompani kanë aplikuar për legalizim të cilat ka pasur vërejtje dhe për një kohë të gjatë nuk kanë aplikuar dhe kanë aplikuar në javën e kaluar”, tha ai.
Mjeku: Zero tolerancë për të gjithë konsumatorët që janë duke shfrytëzuar ujë në mënyrë ilegale
Zëdhënësja e kompanisë KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një intervistë për “Arbresh.info” ka thënë se të gjithë konsumatorët që e shfrytëzojnë ujin në mënyrë ilegale do t’i shkyçin.
“Ne kemi premtuar të gjithë konsumatorëve të përgjegjshëm nga shërbimet e ujësjellësit që të gjithë ata konsumatorët të cilët e shfrytëzojnë ujin në mënyrë ilegale dhe ne jemi duke vazhduar aksionin tonë me asistencën e policisë. Që të shkyçim që të gjitha objektet banesore të cilat nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë sjellë regjistrin e konsumatorëve për tu regjistruar si konsumatorë të rregullt në Kompaninë tonë. Sot shkyçëm tri objekte të mëdha banesore dhe një lokal në lagjen e Muhaxhërve në Prishtinë”, tha Mjeku.
Ajo tregon edhe për njërin nga bizneset në kryeqytet, i cili është rikyçur në mënyrë ilegale dhe për këtë rast ajo thotë se do t’i ushtrojnë kallëzim penal dhe do ta ndjekin me procedurat ligjore.
“Ky konsumatorë që sapo e shkyçëm i biznesit privat është rikyçur e kemi shkyçur disa herë dhe është rikyçur tre herë. Kjo përbën vepër penale dhe gjatë ditës së sotme ne do të ushtrojmë kallëzim penale këtij konsumatorit sepse tani vetëm i kemi të dhënat e sakta të tij. Ky konsumatorë është shkyç sërish dhe do të ushtrojmë kallëzim penal dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore për këta konsumatorë”, tha ajo.
Sipas saj, një aksion i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit për çdo ditë me asistencë policore.
Mjeku tregon se ekipi i KRU-së përballet me rezistencë nga klientët ilegale kur shkojnë për shkyçje.
“Ne gjithmonë i paralajmërojmë ua bëjmë disa vërejtje sepse jemi kompania më tolerante për konsumatorët i përfillim të gjitha procedurat ligjore dhe pastaj nëse nuk u përgjigjur ftesës sonë, ne menjëherë i shkyçim nga shërbimet e ujësjellësit. Sot kemi shkyçur një objekt banesor, i cili ka 128 familje, por problemi nuk është tek ne, por tek pronari apo punëtorit që nuk i ka sjellë regjistrat e konsumatorëve”, tha ajo.
Mjeku paralajmëron se nuk do ketë tolerime për ata konsumatorë, të cilët e shfrytëzojnë ujin në mënyrë ilegale dhe ata që nuk kanë realizuar pagesat e parapara për furnizimin me ujë.
Ndryshe, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale, ata njoftuar se do të vazhdojnë me aksionet e vazhdueshme./Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve/ Vëmendja në derbin I...
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Trump, Kosova ka krijuar ushtrin...
Edhe Hoti uron Trumpin: Vetëm me SHBA-në, Kosova mund të lëv...
“E ardhmja do të jetë e zjarrtë”, Musk publikon foto me Trum...
Bëhet virale foto e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fito...
Shefja e BE-së uron Trumpin dhe e fton të punojnë së bashku