Google ADS

KRU “Gjakova” e zemëruar nga mbeturinat: Veprime të tilla nuk do të tolerohen

22:05 | 13 Dhjetor 2024
R J

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” i është dashur të përballet me mbeturinat e grumbulluara përgjatë Kanalit Derivues në Lumbardhë të Deçanit, një fenomen që dëmton mjedisin dhe procesin e mirëmbajtjes.

Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo kompani bëjnë të ditur se ky kanal, i cili furnizon Liqenin e Radoniqit dhe ka një gjatësi mbi 7 km, është pastruar vazhdimisht nga ekipet e KRU “Gjakova”.

Sidoqoftë, siç theksohet më tej, veprimet e papërgjegjshme të individëve të pandërgjegjshëm vazhdojnë të përkeqësojnë situatën. Kompania, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale të Deçanit, ka paralajmëruar se këto veprime nuk do të tolerohen dhe se çdo akt i tillë është në kundërshtim me ligjin, duke rrezikuar seriozisht burimet ujore.

  

Të ngjashme