Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pranuar urime nga homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviq, i cili përcjellë dëshirat më të mira për progres dhe prosperitet të Kosovës.
“Ndërkohë që Kosova feston 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë së saj, kam nderin t’ju përcjellë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Kroacisë, urimet dhe dëshirat më të sinqerta për të mirën e vendit tuaj dhe të kombit tuaj”.
“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë kanë qenë tradicionalisht të afërta dhe miqësore. Unë me të vërtetë besoj se ato do të vazhdojnë të zhvillohen më tutje, si dhe se do të punojmë për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin në interes të të dy kombeve tona. Duke bërë kështu, më lejoni të theksoj veçanërisht se Kroacia mbështet progresin e Kosovës në rrugën e saj të vazhdueshme drejt integrimit euroatlantik. Ne do të vazhdojmë në mënyrë të veçantë mbështetjen tonë politike dhe teknike për Kosovën ndërsa ajo përparon drejt BE-së, me qëllim që të kontribuojmë kështu në stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”, thuhet në urim, transmeton Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...