Google ADS

Kroacia – Serbisë: Çdo përpjekje për të destabilizuar Kosovën është e papranueshme

18:08 | 28 Nëntor 2023
E.H

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, ka thënë se çdo përpjekje e Serbisë për të destabilizuar Kosovën është i papranueshëm.

Këtë koment, Gërliq Radman e bëri gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Nga Serbia, Gërliq Radman ka kërkuar që të i ndaloj përpjekjet për destabilizim ndërsa ka bërë thirrje për kthim në dialog

“Gërliq Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme”, u tha në njoftimin e qeverisë kroate.

Ndër të tjera, Gërliq Radman tha se stabiliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kroacinë dhe për këtë arsye tha se Dubrovniku avokon sinqerisht që ajo të marrë rrugën e saj euroatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenbrerg, para takimit tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, “pasi kjo është e rëndësishme për të gjithë Evropën”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme