Para pak ditësh Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Rreth kësaj, Kosova ka marrë përkrahje nga shumë shtete në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimin në KE, një prej këtyre shteteve duke qenë edhe Kroacia.
Ministria e Jashtme e Kroacisë, përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Twitter, ka shkruar se Kroacia e përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Po ashtu në reagimin e MPJ së Kroacisë thuhet se dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për të gjitha ato demokraci që ndajnë vlerat e njëjta me ato të kësaj organizate.
“Dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për anëtarësim për ato demokraci evropiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Evropës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikimin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në postim./arbresh.info/
Doors of Council of Europe should be open for accession for those European democracies who share values of @coe and are ready to fulfill the accession criteria.
In that regard, Croatia supports #Kosovo membership application. pic.twitter.com/ORvu8zJl7s
— MVEP/MFEA ?? (@MVEP_hr) May 20, 2022
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...