Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të kontigjentit të 41-të në kuadër të KFOR-it.
Ministria kroate njofton se ceremonia do të bëhet në në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” në Zagreb dhe do të marrin pjesë nënkryetari i Qeverisë së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.
“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...